Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, është takuar me kryeministrin dhe disa nga ministrat e tij për të diskutuar çështjet e sigurisë derisa lufta është duke u zhvilluar në Ukrainë.
Pas takimit, zyrtari i lartë i sigurisë kombëtare, Jacek Siewiera, tha se ishin marrë vendime për mbështetjen aktuale dhe të ardhshme për Ukrainën, por nuk dha asnjë detaj, shkruan AlJazeera.
Më herët, një ndihmës presidencial tha se kërkesa e Kievit për tanke “Leopard 2” të prodhimit gjerman, të cilat Polonia i përdor do të ishin në rend dite për takimin e fundit. /Njeshi/