Futbollistët e Anglisë shënuan fitore dërrmuese ndaj Greqisë sonte në udhëtim në kuadër të Ligës së Kombeve Grupi B2.
Anglezët ishin më të mirë në shumicën e kohës së ndeshjes dhe në fund triumfuan me rezultatin 3:0.
Watkins solli mysafirët në epërsi në minutën e 7-të pas asistimit të Madueke. Në pjesën e dytë Anglia shënoi edhe një herë kësaj radhe përmes autogolit të Vlachodimos në minutën e 78-të.
Epilogun prej 3:0 e vendosi Jones shtatë minuta para përfundimit të takimit, pas asistimit të Gibbs-White.
Pas fitores së Athinë, Anglia merr kreun e tabelës me 12 pikë nga 5 ndeshje të zhvilluara, po aq sa ka edhe Greqia e dyta, por me gol-diferencë më të dobët. Pasojnë Irlanda me gjashtë pikë dhe Finlanda pa asnjë pikë./Njeshi^Ksp/