11.8 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Ligji i ri i komunikacionit: 150 € gjobë kush zihet pa rrip të sigurisë në trafik (VIDEO)

U nis si plotësim i ligjit të vjetër, e në fund u bë krejt ligj i ri.

Dekreti për Rregullat e Trafikut Rrugor, që mori aminin e deputetëve ditë më parë, sipas atyre që e hartuan, synon uljen e rasteve me fatalitet përmes trashjes së gjobave.

Me këtë rast, u bë edhe përshkallëzimi i dënimeve.

Një ekspert komunikacioni po e kritikon për mangësi Ligjin e ri.

Sipas Bekim Ahmetit, ligji përmban edhe kundërthënie në vete.

Vozitësit nuk po e presin mirë dënimin prej 150 euro për mosvendosje të rripit të sigurisë.

100 euro dënohet për herë të parë kush përdor telefonin në timon, 200 për të dytën herë dhe 500 për të tretën.

Krahas gjendjes ekonomike, kjo po konsiderohet pakëz e lartë.

Ligji i ri për trafik do të hyjë në fuqi pas dekretimit nga Presidentja dhe publikimit në Gazetën Zyrtare. /Njeshi@KK/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...