17.6 C
Pec
E premte, 11 Tetor, 2024

Ligji për KPMShC dërgohet për dekretim pa nenet e rrëzuara nga Kushtetuesja

Komisioni për Administratë Publike e ka dërguar për dekretim te presidentja Vjosa Osmani, Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, pa shtatë nene të cilat Kushtetuesja i vlerësoi si të pavlefshme.

Kryetari i Administratës Publike, Valon Ramadani tha se Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës procedohet për dekretim nga presidentja.

“Me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastet KO232/23 dhe KO233/23 të datës 23 korrik të vitit 2024 lidhur me Ligjin numër 08L180 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit 06L048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Në bazë të nenit 91, paragrafi 2 të rregullores së Kuvendit, kërkohet nga Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal që në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të përgatis tekstin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës pa nenet e shpallura të pavlefshme, neni 2, 6, 7,8, 9, 10 dhe 11”, deklaroi ai.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se mbi dhjetë shkelje kushtetuese i ka bërë partia në pushtet.

“Ne kemi kritikuar vazhdimisht këtë qeveri që ka ardhur me stupcë në krahë për arsye se e ka kundërshtuar qëllimshëm edhe duke e ditur që do të ketë shkelje kushtetuese. Dhe nuk është hera e parë që kemi një shkelje kushtetuese, janë mbi 10 shkelje kushtetuese që qeveria dhe mazhoranca në këtë legjislaturë në krye me Vetëvendosjen e ka sjellë vendin tonë… Me këtë aktgjykim realisht LVV me prapaskenë Dejona Mihallin dhe shumë të tjerë kanë dashur që të kapin këto institucione dhe të denigrojnë shërbyesit civil duke ja larguar edhe kompetencat”, deklaroi Lushtaku.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu deklaroi se pozita me vetëdije ka shkelur kushtetutën me aprovimin e këtij ligji.

“Gjatë gjithë procesit në gjitha fazat kemi tërhequr vërejtjen se komisioni është në tentativë të shkeljes së Kushtetutës, në aprovimin e disa neneve në projektligjin e cekur. Megjithatë ky komision ka vazhduar dhe e ka proceduar në kuvend po ashtu edhe në kuvend është tërhequr vërejtja se me aprovimin e këtij Ligji po shkelet Kushtetuta, prapë se prapë nuk është dëgjuar zëri i opozitës. Jemi në shkelje të Kushtetutës dhe si komision sot ne jemi në humbje të kohës”, u shpreh ai.

Ndërkaq, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Shabani tha se kërkuar që të ftohet në raportim bordi i RTK-së, për të raportuar lidhur me shkrimin kundër portaleve.

“Në muajin korrik ne kemi kërkuar nga kryetari, i kemi informuar të gjithë, por bashkë me Mërgim Lushtakun në emër të anëtarëve që jemi të PDK në këtë komision që të thirret një mbledhje dhe të raportojë bordi i RTK-së lidhur me shqetësimet të cilat janë në opinion, i kemi parë gjatë këtyre muajve që kanë qenë shqetësime mjaft të mëdha, jo vetëm të opinionit publik duke përfshirë shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare. Ky shqetësim është jashtëzakonisht i madh, kemi dorëheqje të anëtarëve të bordit, drejtorit të përgjithshëm. Kemi deklarime që janë të përfshirë edhe AKI-ja në lajmet e rreme të pa sakta, të pa verifikuara”, u shpreh ai.

Më 20 tetor 2023, deputetët e LDK-së depozituan rastin në Gjykatën Kushtetuese duke argumentuar dhe faktuar të gjitha shkeljet kushtetuese të këtij Ligji. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...