19.9 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Lihen në burg tre fëmijët që vranë dhe groposën babanë, ndryshohet përsëri dëshmia para Gjykatës së Durrësit

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Hygerta Metën, 19 vjeç dhe dy vëllezërit e saj Hysen dhe Amarildo Meta, 25 dhe 22 vjeç, të akuzuar për vrasjen dhe fshehjen e trupit të babait të tyre Pëllumb Meta Shënavlash të Durrësit.

Para togave të zeza, djali i madh i familjes, i cili akuzohet nga policia si personi që shkrepin armën ndaj të atit e ka mohuar akuzën.

“Nuk e kam bërë unë vrasjen. Le të flasë ai që e ka bërë. Kam qenë prezent, kur motra e vogël (Hygerta) ka qëlluar babain. Motra e qëlloi sepse debatonte shumë herë me babain sepse donte ta fejonte”, tha 25-vjeçari.

Ka qenë vajza 19-vjeçare Hygerta Meta që edhe para togave të zeza i është rikthyer versionit fillestar të dhënë para policisë se ishte ajo që e kishte vrarë babanë se ai po e detyronte të fejohej pa dëshirë.

19-vjeçarja Hygerta Meta ka treguar me detaje se si kishte qëlluar mbi të atin që ndodhej i shtrirë në kuzhinën e shtëpisë me armën që Pëllumb Meta e mbante në sirtarin e komosë së dhomës së gjumit.

“Të enjten më tha do te vras se e refuzova për herë të dytë fejesën. E dija kur vinte nga puna, kur konsumonte dreken dhe kështu e mendova ta vras. Ishte shtrirë, unë mora armën dhe ai u çua, më pa përballë dhe s’u çudit kur më pa me armë. Më tha “ik andej” dhe unë e qëllova. Isha 2 metër afër kur e qëllova. Arma ishte te sirtari në dhomën e gjumit. Ka pasur dhe kallash vite më parë, por i është ndryshkur. (Duke qeshur) Jam penduar, por është diçka qe s’ka kthim mbrapa”, tregoi 19-vjeçarja.

Ndërkohë, djali i vogël i familjes, 22-vjeçari Amarildo Meta deklaroi se nuk ndodhej në shtëpi ditën e ngjarjes.

Ai tha se nuk kishte marrëdhënie me të atin pasi gjatë kohës që ai ishte në banesë, babai ishte në punë, ndërkohë që kur babai pushonte ai ishte në punë.

“Unë s’di gjë hiç. Nuk kishim kontakte me babin, se unë isha në shtëpi ai ishte në punë, unë në pune ai në shtëpi. Kam qenë në punë, nuk kam parë gjë. E dija që babai kishte konflikte me të gjithë në familje. Babi nuk na dëgjonte për asgjë”, tha Amarildo Meta./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...