6 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Limaj fton të rinjtë që të bashkohen për fuqizimin e shtetit të Kosovës

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur të shtunën punimet e Kuvendit të dytë të Rinisë, ku ka zgjedhur këshillin dhe kryetarin e të rinjve të partisë.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj kërkoi nga rinia që fuqizimin e shtetit të Kosovës ta kenë ëndërr të përbashkët, drejt së cilës të punojnë pa u dorëzuar. Besimin e partisë për të udhëhequr me të rinjtë e mori Xhemajl Hazizi.

Në punimet e Kuvendit Zgjedhor të Rinisë së Nismës Socialdemokrate, kreu i partisë, Fatmir Limaj tha se nuk duhet dorëzuar para çfarëdo errësire që mund t’iu  paraqitet.

Ai u tha të rinjve që Kosovën mos ta vlerësojnë mbi bazën e politikave dhe problemeve ditore, por në orientime strategjike.

“Dua që të gjithë së bashku ta kemi ëndrrën e përbashkët e cila është kryesorja për ne, ëndrra jonë e përbashkët të kthehet në realitet, e ajo është fuqizimi, ndërtimi i një shteti të fuqishëm të Kosovës që secili të jemi krenar që të jetojmë këtu, e që jemi përcaktuar për të jetuar edhe fëmijët tanë, nipat dhe mbesat tona në këtë vend të lirë dhe të pavarur”, tha kryetari i Nismës.

Limaj tha se Nisma do të jetë platforma e asaj që do të drejtojë Republikën e Kosovës.

“Ne po vijmë atje ku duam të shkojmë, Nisma Socialdemokrate në pesë vitet e ardhshme do të jetë platforma e asaj që do të drejtojë Republikën e Kosovës dhe ju djem dhe vajza jeni ata që nesër do të jeni deputet, ministra, drejtor të agjencive, ambasador, për ta fuqizuar Republikën e Kosovës”, u tha Limaj të rinjve.

E kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi para të rinjve foli për kohët e vështira kur janë organizuar tubime politike.

Ai u tha atyre që sot nuk janë në rrezik nëse angazhohen në politikë.

“Sot angazhimi juaj politik nuk ka asnjë shkallë të rrezikshmërisë, ka vetëm nevojë që energjitë e juaja pozitive, intelektuale, dhe njerëzore, t’ vëni në shërbim të Republikës së Kosovës, në shërbim të qytetarëve të Kosovës”, tha Krasniqi.

E Xhemajl Hazizi, i cili mori sot postin e kryetarit te të rinjve të partisë, tha se përgjegjësia e sapo marrë do të shndërrohet në një angazhim maksimal në punë.

“Ky besim i juaji për mua, para çdo lloj privilegji, fillimisht është një përgjegjësi e madhe, e cila do të shndërrohet në një angazhim maksimal, për të punuar së bashku  në rritjen dhe shtrirjen më të madhe të rinisë socialdemokrate në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Hazizi do të vazhdojë me postin e kryetarit të të rinjve të cilin deri sot e ka mbajtur Albert Maxhuni.

Në punimet e Kuvendit te të rinjve të Nismës Socialdemokrate, u tha se rinia është e ardhmja e vendit, dhe se vetëm të rinjtë e kanë mundësinë të bëjnë ndryshime në të mirë të vendit.

Aty u tha se politikat e Nismës në qeveri dëshmojnë se motoja ‘Ne mbajmë fjalën’ është filozofi politike në të cilën bazohen dhe veprojnë çdo ditë. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...