16.2 C
Pec
E enjte, 10 Korrik, 2025

Limaj: NISMA Socialdemokrate do jetë në gjithë Kosovën për zgjedhjet lokal

NISMA Socialdemokrate ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale në të gjitha komunat e Kosovës.

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se kjo forcë politike do jetë në gjithë Kosovën në garë për zgjedhjet lokale!

“Sot, së bashku me Kryesinë e NISMA Socialdemokrate, diskutuam për përgatitjet dhe angazhimin tonë për zgjedhjet lokale.Me përkushtim dhe vizion të qartë, në çdo qytet të Kosovës të ofrojmë burra e gra, djem e vajza të përgatitur nga të gjitha fushat, njerëz me integritet, përvojë dhe vullnet për ndryshim. NISMA Socialdemokrate do të paraqesë një program serioz dhe të besueshme për qytetarët, duke ofruar zgjidhje konkrete për sfidat lokale dhe duke ndërtuar një qeverisje të ndershme, transparente dhe në shërbim të të gjithëve”, ka shkruar Limaj në ‘Facebook’./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...