13.1 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Limaj nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj thotë se për të shkuar vendi në zgjedhje duhet të “piqen” kushtet.

“Zgjedhjet vijnë kur të piqen kushtet. Natyrisht me rregulla është zakonisht me afatet ligjore, çdo katër vite ka zgjedhje. Por, kjo nuk është diçka fikse, gjithmonë varet nga zhvillimet. Zhvillimet e gjithmbarshme në vend, zhvillimet nga funksionimi i Qeverisë, nga puna që bën Qeveria e Kosovës nga detyrat që i kryen. Praktikisht, duhet të krijohen para kushte nëse do të ketë nevojë për zgjedhje, tani për tani Qeveria është duke i kryer punët e veta”, ka thënë Limaj.

Megjithatë, Limaj nuk përjashton mundësinë e zgjedhjeve. Sipas tij, Kosova ka traditë të shkuarjes në zgjedhje ende pa përfunduar mandati i saj.

Pavarësisht kësaj, Limaj thotë se tani për tani nuk ka ndonjë sinjal që të shkojë vendi në zgjedhje.

Sa i përket deklaratave të opozitës, për rrëzim të Qeverisë, Limaj i quan normale kërkesa të tilla, madje thotë se sugjerimet e tyre i merr me shumë seriozitet. E sa i përket koalicioneve të mundshme dhe linjave të kuqe, Limaj thotë se është herët të flitet.

Kreu i Nisma-s gjatë kësaj interviste ka pohuar se qeverisja në koalicion është duke u përballur me vështirësi, e në mënyrë që ajo të funksionojë si duhet duhet të mirëmbahet.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...