Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është takuar sot me strukturën drejtuese të këtij subjekti politik në Lipjan.
Aty Limaj është pritur nga kryetari i degës, Haset Sahiti.Limaj tha se NISMA në Lipjan çdo ditë e më shumë po shndërrohet në adresën e vetme të shpresës për ndryshim.
“Bashkë me bashkëpunëtorin, sot kam takuar strukturën drejtuese të NISMA Socialdemokrate në Lipjan, ku u pritëm nga kryetari i degës, Heset Sahiti. Me drejtuesit e degës në Lipjan, bashkëbiseduam rreth zhvillimeve të përgjithshme politike në vend, me theks të veçantë për procesin e zgjedhjeve të 9 shkurtit. NISMA në Lipjan çdo ditë e më shumë po shndërrohet në adresën e vetme të shpresës për ndryshim”, ka shkruar Limaj në Facebook. /Njeshi/