Në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë ka humbur jeten një foshnje, ku sipas raportit të policisë foshnja ishte dërguar në klinikë më 16 tetor.
Policia njofton se lidhur me rastin, është intervistuar një person i cili kishte deklaruar se motra e tij e ka lindur foshnjën në banesë.
“Nga Klinika e Gjinekologjisë është pranuar informata për një vdekje të një foshnje e cila ishte pranuar në klinikë më datë 16.10.2023 rreth orës 06:15. Lidhur me rastin është intervistuar dëshmitari mashkull kosovar i cili ka deklaruar se më datë 15.10.2023 rreth orës 21:30 motra e tij e ka lindur foshnjën në banesën e saj dhe më pas është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftim.
Në konsultim me prokurorin kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.