23.3 C
Pec
E diel, 7 Gusht, 2022

Lipa: Jam i kënaqur që të rinjtë kanë mundësi të jenë pjesë e një eventi të tillë

Në Parkun e Gërmisë në Prishtinë ka nisur festivali i njohur ndërkombëtarisht “Sunny Hill”.

Nën një atmosfërë të jashtëzakonshme të rinjtë do të shohin përformimin e këngëtares së njohur Dua Lipa, por edhe të yjeve vendore si Kida dhe Yll Limani.

E organizatori i këtij eventi gjigand Dukagjin Lipa, tha në emisionin Klan O Bus në Klan Kosova se është i kënaqur që të rinjtë do të mund të jenë pjesë e një eventi të tillë.

Ai theksoi se nga sot e deri më 7 gusht kur edhe përfundon festival do të zhvillohet një kampanjë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Lipa theksoi se qëllimi është që kjo kampanjë të përhapet në tërë botën.

“Më shumë po gëzohem që të rinjtë tanë kanë mundësi të jenë pjesë e një eventi të tillë edhe të i shohin artistët që nuk kanë mundësi të i shohin çdo ditë. Sot e fillojmë kampanjën “Set Me Free”, e cila po shpresojmë që në katër ditët e ardhshme do të shpërndahet në mediat sociale nëpër botë dhe zëri i të rinjve do të ndihet”- tha Lipa./Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...