23.3 C
Pec
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Lirimi i tre policëve, Abdixhiku falënderon ndërkombëtarët që dënuan aktin dhe shtuan presionin ndaj Serbisë

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas lirimit të tre policëve që u rrëmbyen të mërkurën e 14 qershorit nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.

Përmes një njoftimi për media, LDK ka mirëpritur lajmin e lirimit të tre policëve.

Abdixhiku ka falenderuar ndërkombëtarët që në vazhdimësi kanë dënuar aktin e Serbisë, e poashtu kanë shtuar presionin për lirimin e tyre.

“Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se sjelljet agresive e luftënxitëse të Serbisë duhet të dënohen nga komuniteti ndërkombëtarë, prandaj koordinimi i veprimeve të institucioneve të Kosovës me aleatët tanë është domosdoshmëri”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Mesazhi i kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku pas lirimit të tre policëve kosovarë nga shteti serb.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur lajmin për lirimin e tre policëve tanë, Rifat Zeka, Beqir Sefa e Shemsi Mustafa, të cilët 12 ditë më parë u kidnapuan nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, në një akt të agresionit luftënxitës.

Sot, falënderojmë të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, që në vazhdimësi kanë dënuar aktin e Serbisë, sikurse dhe kanë shtuar presionin për lirimin e menjëhershëm të tyre. Në veçanti, falënderojmë qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për angazhimin e tyre.

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se sjelljet agresive e luftënxitëse të Serbisë duhet të dënohen nga komuniteti ndërkombëtarë, prandaj koordinimi i veprimeve të institucioneve të Kosovës me aleatët tanë është domosdoshmëri.”/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...