10.3 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Lirohen gjashtë aktivistët e PSD-së, të arrestuar në protestën kundër Trëndafiloves

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe pesë aktivistët e tjerë si Zgjim Hysenit, Nol Nushit, Agron Kabashit, Korab Korçës dhe Gent Brahimi janë liruar nga masa e ndalimit.

Për lirimin e tyre, e ka bërë të ditur vet Molliqaj, i cili tha se arrestimi i tyre ishte e padrejtë.
“Unë, Zgjimi, Noli, Agroni, Korabi e Genti sapo u liruam. Dhuna joproporcionale e policore u pa. Ajo nuk ka justifikim. Duke u munduar t’i dëshmohen kryetarës së gjykatës, u vendosëm padrejtësisht në mbajtje dhe ngarkohemi për gjëra të paqena. Këtë e di Gjykata, por qëllimi ishte që ne të izoloheshim për sa kohë që znj. Trendafilova është në Kosovë. Kjo nuk ka lidhje me drejtësi.
Kjo gjykatë, me këtë kryetare, sa më tepër që po mundohet ta rregullojë imazhin, aq më tepër po del në pah sa politike dhe anti-UÇK është. E vërteta nuk lejon makiazhin. Maskë nuk ka më. Ajo u pa”, ka shkruar ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...