Polici shqiptar, Liron Sinanaj është shpallur “Polic i Vitit” për vitin 2024 në New York / Bronx.
Ky titull vie si rezultat i përkushtimit të tij në shërbim të komunitetit për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike për disa lagje që mbulon sektori i policisë 49-të.
Ai është vlerësuar për angazhimin e tij në kryerjen e detyrave në parandalimin e krimit dhe poashtu për mbështetjen që i jep komunitetit amerikan.
Sikurse secili polic i NYPD, poashtu edhe Sinanaj, në secilën ditë rrezikon jetën e tij në mbrojtjen e të tjerëve.
Duke folur për Portalin ‘Njeshi’ Sinanaj u shprehë i lumtur për titullin dhe nderimin që i kanë bërë për punën teksa thotë se ky rezultat vie si rrjedhojë e bashkëpunimit me kolegët dhe qytetarët amerikan.
“Padyshim që pa mbështjen e familjes, kolegëve dhe komunitetit nuk do të vinte ky rezultat. Jam shumë i lumtur që si shqiptar por edhe si oficer policie po japim maksimumin për të mbrojtur qytetarët tanë.” – u shpreh Sinanaj në intervistë me gazetarin Festim Topalli.
Ai shton gjithashtu se këtë çmimin ia dedikon të gjithë oficerëve që shërbejnë me përkushtim dhe sakrificë në qytetin e New Yorkut.
Sinanaj dhe të gjithë shqiptarët që janë pjesë e NYPD e që janë sot në numër shumë të madh kujdesen për sigurinë e miliona banorëve te qytetit të New Yorkut.
Padyshim kjo tregon edhe ndikimin e rolin e madh që kanë shqiptarët në SHBA./Njeshi&RADIO 1/
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier