Kandidatja për deputete nga diaspora në radhët e LDK-së, Lisa Rugova, ka marrë mbështetje të madhe fshatrat e Pejës, Katund i ri, Treboviq dhe Bllagajë.
Rugova, përmes një postimi në facebook është shprehur se çdo fshat i Kosovës tashmë është prekur nga fryma e ndryshimit.
“Çdo fshat i Kosovës tashmë është prekur nga fryma e ndryshimit, këtë e dëshmuan sonte fshatrat Katund i ri, Treboviq dhe Bllagajë”, ka shkruar Rugova.Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lisa Rugova kandidon me numër 84./Njeshi/