Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri spanjoll Pedro Sánchez nënshkruan një marrëveshje dypalëshe sigurie, të hënën, në Madrid.
Marrëveshja akordon 1 miliard euro (1.1 miliardë dollarë) ndihmë ushtarake për Ukrainën në vitin 2024 në mes të luftës së vendit kundër pushtimit të plotë të Rusisë, që filloi më shumë se dy vjet më parë.
Associated Press raportoi se ndihma për Kievin përfshin raketa kundërajrore, tanke Leopard dhe municione.
Më herët të hënën, gazeta El Pais raportoi se Spanja do t’i dërgonte Ukrainës një duzinë raketa anti-ajrore Patriot të prodhuara nga SHBA, 19 tanke Leopard 2A4 të prodhimit gjerman, si dhe armë të tjera të prodhimit spanjoll si pajisje anti-drone dhe municioni.
Reuters raportoi se marrëveshja kërkon furnizimin me pajisje moderne ushtarake për përdorime tokësore, ajrore, detare dhe të tjera.