-0.9 C
Pec
E premte, 27 Janar, 2023

Lista Serbe do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese për emërimin e Nenad Rashiçit ministër

Lista Serbe e ka kundërshtuar emërimin e Nenad Rashiç për Ministër për Komunitete dhe Kthim teksa ka thënë se do ta dërgojë rastin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Lista Serbe, njëjtë si i ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, pretendojnë se “Albin Kurti ka shkelur nenin 96, paragrafin 5 të Kushtetutës”, sipas të cilës, siç pretendojnë ata, “për emërimin e një ministri nga radhët e popullit serb, i cili nuk është deputet, duhet të jetë pëlqimi i shumicës së deputetëve serbë [në Kuvend]”.

“Kjo tregoi se sa me rëndësi strategjike ishte verifikimi i mandateve të deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Prishtinës, dhe mos lejimi i disa serbëve të Kurtit që të vendosin për interesat e popullit serb në vend të Listës Serbe“, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.

Reagimi i Petkoviçit për ministrin e ri serb në Qeverinë e Kosovës

Emërimi i Nenad Rashiç si Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, ka zgjuar edhe reagimin e të ashtuquajturit drejtor të një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviç.

Ky i fundit Rashiçin e quajti “kukull të [Kryeministrit të Kosovës] Albin Kurtit”, i cili “nuk përfaqëson interesat e serbëve”. Përkundrazi, shkroi Petkoviç, “Rashiç punon kundër interesave të serbëve në Kosovë”.

Përveç kësaj, Petkoviç thotë se Kryeministri “shkeli edhe Kushtetutën e vet” me emërimin e Rashiçit, pasi ministër nga serbët, sipas tij, mund të emërohet vetëm dikush që ka mbështetjen e deputetëve serbë në Kuvend, në këtë rast, Listën Serbe.

“Duke e emëruar Nenad Rashiçin si Ministër për Komunitete dhe Kthim Albin Kurti brutalisht shkeli edhe Kushtetutën e tij dhe edhe njëherë shkeli të drejtat e serbëve në Kosovë”, ka shkruar i mllefosur Petkoviç.

Petkoviç hodhi vrer ndaj Nenad Rashiç, dhe politikanes liberale Rada Trajoviç, teksa tha se serbët e Kosovës nuk i kanë votuar ato.

“Këtë e tregojnë rezultatet e zgjedhjeve të fundit në Kosovë, ku lista e Rashiçit mori 0.173 për qind të votave, ndryshe nga Lista Serbe e cila fitoi gati se 96 për qind”, ka shkruar Petkoviç.

“Edhe akti më i lartë ligjor i Kosovës në nenin 96, paragrafin 5, parasheh që zgjedhja e një ministri serb duhet të ketë mbështetjen e deputetëve të komunitetit serb, në këtë rast Listën Serbe, dhe këtë mbështetje Kurti kurrë s’do ta kishte marrë nga deputetët e Listës Serbe”, ka vazhduar më tej ai/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...