Lista Serbe doli në konferencë për media pasi Albin Kurti publikoi listën e serbëve të cilët i cilësoi si kriminelë dhe organizatorë të protestave theksoi se në këtë mënyrë vihet cak për serbët dhe gratë serbe në veri të Kosovës, ndërsa ata duan vetëm “paqe, liri dhe fundin e persekutimit nga qeveria e Kosovës”.
Lista Serbe në komunikatën e saj për media thekson se me akuza të tilla vihen shënjestra mbi kokat e serbëve sepse duan të drejtat elementare të njeriut.
“Akuzat e sotme të pabaza dhe shënjestrimi i serbëve në veri të Kosovës vetëm pse nuk pajtohen me shkeljen e të drejtave elementare të njeriut tregojnë karakterin fashist të qeverisë së Albin Kurtit. A janë turma, profesorët, mjekët, infermierët, minatorët, qytetarët dhe përfaqësuesit politikë siç i etiketoi Albin Kurti sot në kuvend, sa farsë është e gjithë kjo që tha Kurti sot në kuvend dhe fakti që ai etiketoi njerëz të nderuar, gra, invalidë, madje edhe disa që janë në spital dhe prej javësh nuk janë në veri të Kosovës”, thuhet me tej në konferencën për media të Listës Serbe/Njeshi/