22 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Lista Serbe kundërshton idenë për hapjen e urës së Ibrit: Qëllimi është destabilizimi i situatës

Zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, ka paralajmëruar hapjen e urës së Ibrit që ndan pjesën veriore dhe jugore të Mitrovicës.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Lista Serbe duke thënë se kjo është “lëvizje e panevojshme dhe e papranueshme”.

LS thotë se “qëllimi është destabilizimi i situatës”, raporton portali “Kossev”.

“Kujtojmë se situata aktuale është pjesë e marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Njëkohësisht theksojmë se trafiku aktualisht po rrjedh normalisht nga pjesa jugore në veri të qytetit në katër drejtime, mbi tre ura dhe një rrugë lokale, dhe nuk ka nevojë për urën”, thonë nga Lista Serbe.

Ata i bënë thirrje KFOR’it, EULEX’it dhe përfaqësueve të Brukselit “që të reagojnë dhe të parandalojnë që të ndodhë një krizë tjetër”.

“I bëjmë thirrje Kfor-it, EULEX-it, por edhe përfaqësuesve të Brukselit që të parandalojnë Kurtin të shkaktojë një krizë tjetër dhe ta pengojnë planin e tij për dëbimin e serbëve nga Kosova. Ju bëjmë thirrje që të reagoni urgjentisht dhe t’i tregoni regjimit në Prishtinë se hapja e urës nuk mund të bëhet pa pëlqimin e serbëve që jetojnë në veri të Kosovës, veçanërisht në Mitrovicën e Kosovës, për këtë arsye, nga disa mijëra serb, vetëm një prift jeton në Mitrovicën jugore me familjen e tij nën vëzhgim të vazhdueshëm policor”, kanë thënë nga Lista Serbe./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...