22.5 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Lista Serbe, Rashiqit: Ti je veç çirak i Kurtit, i refuzuar nga serbët

Lista Serbe ka reaguar me gjuhë të ashpër ndaj Ministrit serb për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, duke e quajtur “thjesht çirak i Kurtit…që nuk përfaqëson serbët” referuar bazës së tij të vogël elektorale.

Lista Serbe kërkoi që Rashiq “të mos flet në emër të serbëve” referuar legjitimitetit të tij të pakët elektoral, teksa e denoncojnër për qëndrimet e tij rreth Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe; për çka ky i fundit u shpreh se do të ishte i gatshëm të ndihmonte dhe të kontribuonte në hartimin e një draft-Statuti.

“Kush je ti Nenad Rashiq? Kush ju votoi? Në cilat zgjedhje? Kush ju dha autoritetin të flisni në emër të serbëve? Kush beson tek ju? Kë përfaqësoni? Interesat e kujt po i shërbeni? Kujt i intereson mendimi yt kur je thjesht çirak i Kurtit dhe nuk do të jesh kurrë përfaqësues i popullit serb?”, kanë shkruar Lista Serbe./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...