Lista Serbe ka njoftuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 në Kosovë.
Ndër arsyet që ka dhënë për këtë vendim është edhe ngjarja e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, kur deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje tentuan t’i pengonin ata të Listës Serbe të futeshin brenda sallës së seancave.
Në njoftimin e tyre thuhet se “do t’i fitojmë që të gjitha dhjetë mandatet e destinuara për popullin serb dhe do ta ruajmë unitetin dhe harmoninë e popullit serb në këtë zonë”.
“Populli serb do të tregojë në zgjedhje për kë beson dhe kë dëshiron si përfaqësues të tij”, thuhet në njoftim.
Ajo është ankuar edhe për “heshtjen” që pretendon se bashkësia ndërkombëtare po ia bën pas ngjarjes në Kuvend./Njeshi/