“Vringëllima me armë dhe kërcënimi ndaj veriut të Kosovës dhe qytetarëve tanë kërkon dënimin më të madh si dhe reagimin e bashkësisë ndërkombëtare. Shpresojmë se pas deklaratave të tilla, do ta kenë të qartë sponsorët e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare pse Lista Serbe është kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, qëllimi i të cilës haptas është pushtimi i veriut dhe dëbimi i serbëve nga Kosova”, thotë kumtesa e kësaj partie që e ka publikuar b92.
Kjo parti e serbëve kosovarë thekson se “në situatën kur taksa anticivilizuese komplikon dhe rëndon jetën e serbëve në Kosovë, çdo kërcënim se Ushtra e Kosovës do të dërgohet në veri, nuk i kontribuon qetësimit të tensioneve por vetëm nxit shqetësimin e qytetarëve”.
Lista Serbe, me këtë kumtesë, përfundon se përfaqësuesit politikë të popullit serb kërkojnë që “KFOR-i të reagojë dhe ta përsërisë qëndrimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s se kurrfarë forcash shqiptare të armatosura nuk kanë çfarë të kërkojnë në veri të Kosovës”./Koha/Njeshi
]]>