Ndër të tjerë këtë deklaratë e ka komentuar edhe Lista Srpska, që sipas tyre krijon tensione dhe shqetësim
Në një komunikatë dërguar mediave të Serbisë, Lista Srpska thotë se kërcënimi ndaj veriut të Kosovës dhe qytetarëve tanë kërkon dënimin më të madh si dhe reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.
“Shpresojmë se pas deklaratave të tilla, do ta kenë të qartë sponsorët e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare pse Lista Serbe është kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, qëllimi i të cilës haptas është pushtimi i veriut dhe dëbimi i serbëve nga Kosova”, thanë Srpska.
Kanë shtuar se asnjë forcë nuk ka çka të kërkojë në Veri.
]]>