Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi po mbajnë konferencë për media. Kjo ishte konferenca e parë pas takimit të së enjtes në Bruksel i cili përfundoi pa ndonjë rezultat.
Kryeministri ka folur për prapaskenat e takimeve që zhvilloi në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe me diplomatët e BE-së, Josep Borrell e Miroslav Lajçak.
Kurti të enjten në Bruksel, ka thënë se takimi s’ka pasur asnjë rezultat për shkak të kushtëzimit të Serbisë për themelimin e Asociacionit, para zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.
E presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se bisedimet me Kurtin përfunduan pa sukses, pasi Kurti, sipas tij, “e refuzoi propozimin evropian”. /Njeshi/