20.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

Liverpooli barazon ndaj Fulhamit, Nunez debuton në Premier League me stil (VIDEO)

Liverpooli ka barazuar me Fulhamin 2-2, në kuadër të javës së parë në Premier League.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me Aleksandar Mitroviq, në minutën e 32-të, derisa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Liverpooli e barazoi rezultatin me Darwin Nunez, i cili shënoi në minutën e 64’.

Tetë minuta më vonë, Virgil van Dijk bëri një ndërhyrje të palejushem në zonën e 16-metershit, dhe u akordua penallti për Fulhamin.

Nga pika e bardh ishte i saktë serbi Mitroviq, i cili shënoi golin e dytë në ndeshje.

Të Kuqtë nuk u dorëzuan, dhe pas shumë tentimeve, arritën ta barazonin rezultatin në minutën e 80’. Prapë me një tjetër gol kontribuoi Nunez, i cili asistoi te Mohamed Salah.

Nunez mori kritika të shumta gjatë ndeshjeve të para që zhvilloi me Liverpoolin, mirëpo që më pas është ‘ringjallur’, pasi në dy ndeshjet e fundit zyrtare, ka shënuar dy gola dhe ka asistuar një tjetër.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...