Liverpooli ka vazhduar me fitore në Premierligë.
“Reds” triumfuan 2:0 në shtëpi ndaj Brentfordit, në kuadër të javës së dytë në elitën e futbollit anglez.
Luis Diaz kaloi vendasit në epërsi me një gol të minutës së 13-të të takimit.
Ky i fundit asistoi në minutën e 70-të për Mohamed Salah, i cili shënoi për 2:0 dhe epilogun e këtij takimi.
Me këtë fitore, Liverpooli ka gjashtë pikë dhe momentalisht gjendet në vendin e katërt.
Në anën tjetër, Brentfordi tani është në pozitën e 13-të me tri pikë.