14 C
Pec
E premte, 7 Maj, 2021

Llapi dhe Drenica nikoqirë të skuadrave pretendente për titull

Java e 28-të në Superligën e Kosovës, do të përmbyllet sot me dy takime tejet atraktive.

Kjo e diel, sjell përballjen në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj, në mes Drenicës dhe Prishtinës.

Ky rivalitet, do të jetë i zjarrtë për faktin se të dy skuadrat luajnë për objektiva të ndryshme, kryeqytetasit për kreun e elitës, ndërsa kuqezinjët për t’i ikur edhe më shumë pozitave të fundit në tabelë.

Selim Isufi do ta gjykojë takimin mes Drenicës dhe Prishtinës, me ndihmësit Besnik Morina e Imran Kabashi.

Për të njëjten gjë, do të luajnë edhe Llapi me Dritën në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Llapjanët kërkojnë fitoren për të qenë më të qetë në renditjen tabelare, ndërsa gjilanasit për të rimarr sërish kreun e elitës.

Gjyqtari me stem të FIFA-s, Visar Kastrati do ta ndajë drejtësinë në këtë sfidë, me asistentët Granit Hyseni dhe Elvis Vicaj.

Superliga e Kosovës – Java XXVII

E diele – 15:00

Drenica – Prishtina

Llapi – Drita /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...