19.9 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Llapi e ka një mundësi të artë sot për të iu afruar kreut

Llapi do ta ketë një mundësi të artë sot, për t’iu afruar kreut të tabelës.

Ata i fërkuan duart dje pas humbjes së Ballkanit nga Drita në derbin e xhiros së 21-të të Superligës së futbollit.

Kjo për shkak të me një fitore eventuale sot, trupa e Tahir Batatinës mund t’i afrohet liderit nga Suhareka në vetëm një pikë.

Aktualisht, therandasit janë katër pikë përpara llapjanëve dhe Dritës, e cila me fitoren e madhe të regjistruar dje u rikthye në garë për titull të kampionit.

Natyrisht, për ta arritur këtë, Llapi duhet ta mposht sot Fushë Kosovën në udhëtim.

“Pampurat” po ashtu kanë nevojë për pikë pasi e kanë trenin e fundit për të mbetur eventualisht në Superligë.

Aktualisht, Fushë Kosova pas 20 xhirosh të zhvilluara e gjen veten në pozitën e parafundit në tabelë me 10 pikë më pak se Gjilani, i cili e mban vendin e tetë, i cili dërgon në “play-out”.

Ndeshjet e sotme të ligës elitare kosovare, do të nisin në orën 13:00. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...