35 C
Pec
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

Lobimi i Gërvallës për njohje të reja, përplasë pozitën e opozitën: Qeveria i ka lënduar raportet me vendet mike

Vizitat e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, në vende të ndryshme, po shihen pa rezultate nga partitë opozitare për shkak të “lëndimit të raporteve” me ndërkombëtarët. Ndërsa të kundërtën e mendon partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.

Ndonëse kanë kaluar mbi tri vite qeverisje, pushteti i Albin Kurtit nuk ka arritur ta sigurojë një njohje. Njohja e fundit për Republikën e Kosovës është ajo e Izraelit, nën drejtimin e ish-kryeministrit Avdullah Hoti.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka thënë për Ekonomia Online se Qeveria Kurti i ka lënduar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, kjo si pasojë e mungesës së bashkëpunimit dhe dakordimeve me ta. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...