6.8 C
Pec
E premte, 14 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Loci: ‘Kapeshnica’ e ‘Zatra’-t rikonfirmuan mbështetjen për Muhaxherin dhe LDK-në (Fotot)

Simpatizantë të shumtë të LDK-së nga strukturat partiake në B.T. ‘Kapeshnica’ dhe B.T. ‘Zatra’ i janë pgjigjur mbrëmë takimit elektoral të këtij subjekti, në mbështetje të kandidaturave p zgjedhjet nacionale të 9 Shkurtit.

Drejtori i Shëndetësisë në Pejë Petrit Loci, që është edhe Kryetar i LDK-së për nëndegën ‘Kapeshnica’, i impresionuar për organizimin, ka falënderuar pjesëmarrit ndërsa është shprehur i bindur në fitoren e LDK-së më 9 Shkurt.

‘Do të doja të falënderoja gjithësecilin aktivist e pjesëmarrës për organizimin. Mbrëmë Kapeshnica e Zatrat rikonfirmuan mbështetjen për Gazmend Muhaxherin dhe LDK-në. Jam i bindur se fitorja jonë më 9 shkurt është e sigurt.’-tha Loci në një deklarim për ‘Njeshi’, duke folur rreth takimt elektoral, për të cilin ai ka shkruar edhe në faqen e tij në facebook.

‘Kapeshnica e Zatrat mbajnë takimin e madh të radhes, elektoral ku i pranishem ishte edhe Kryetari Gazmend Muhaxheri me kandidatet e LDK-së në Pejë. Falemnderim nga zemra gjitheve për pjesamrje masive në takim. LDK 124.’-shkroi ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...