8.2 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Loci: Pejës i shtohen edhe dy Qendra të reja të Mjekësisë Familjare, plus një Njësi në Boge

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Pejës Dr. Petrit Loci ka qenë i ftuar në ‘RADIO 1’, ku ka shpalosur planet dhe projektet 2024 në dikasterin e tij.

Ndër investimet që veçohen Loci ka treguar edhe për 2 Qendra të reja të Mjekësisë Familjare, e të cilat përkojnë me inaugurime në data me rëndësi shtetërore.

‘Për nderë të festës së pavarësisë së Kosovës, më 16 Shkurt do të inaugurohet Qendra e Re e Mjekësisë Familjare në Vitomericë të Pejës, ndërsa me 16 Qershor në Ditën e Çlirimit të qytetit do të inaugurohet Qendra e Re Mjekësisë Familjare në ‘Karagaç’ të Pejës, e cila mbulon pra Karagaçin, Zatrat dhe Kapeshnicën. Janë këto dy prej investimeve të mëdha për vitin 2024 në komunën e Pejës të realizuara me mjete vetanake e të cilat janë edhe përmbushje e premtimit të kryetarit Muhaxheri.’-deklaori Loci në ‘RAD|IO 1’

Loci tutje ka shtuar se Qendra e Mjekësisë Familjare do të filloi së funsionuari së shpejti edhe në Boge të Rugovës, si zonë kjo turistike.

‘Ne ekipet mjekësore veçse i kemi çdo të Diel në Boge, ekipe të urgjencës, mirëpo së shpejti Bogen do ta kemi edhe me Njësi të Urgjencës për të mbuluar nevojat e turizmit por edhe fshatrave përreth për komunitetin.’-tha ai.

Drejtori Petrit Loci në emision ka folur edhe për riorganizim orari nëpër QMF-të aktuale të Pejës duke delaruar se tashmë edhe e shtuna është ditë pune në këto qendra.

‘Në të gjitha QMF-të e Pejës edhe e shtuna tashmë është ditë pune. Ky veprim ofron shërbimet pranë komunitetit dhe e shkrakon QKMF-në.’-tha ai./RADIO 1/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...