4.2 C
Pec
E mërkurë, 25 Janar, 2023

Loja mizore që po rrezikon seriozisht jetën e nxënësve, mund të bëhet trend edhe në shkollat e Kosovës

Lojërat në grup janë argëtuese për t’u zhvilluar sidomos për fëmijët dhe tërinjtë. Një lojë e rrezikshme, që realizohet nga tre persona, së fundmi është bërë trend në shkolla të shumë vendeve të ndryshme të botës.

Si një shoqëri me përdorim të lartë të internetit, një lojë e tillë mizore ka filluar të përhapet edhe në shkollat e Kosovës.

Mirëpo prindërit janë alarmuar nga ajo pasi që pasojat mund të jenë shumë të rënda përfshirë lëndimet trupore deri edhe te vdekja.

Raportohet se në shkollat e huaja dy nxënës tashmë kanë humbur jetën si pasojë duke zhvilluar këtë lojë.

Në një video të shpërndarë në grupe të ndryshme të rrjeteve sociale, që nuk i dihet burimi, u është bërë thirrje prindërve që të flasin me fëmijët dhe t’i paralajmërojnë ata për pasojat e rënda deri vdekjeprurëse që mund të sjellë kjo lojë.

Kjo video është shpërnda edhe në grupe të shkollave në Prishtinë.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...