Lojtari i Real Madridit, Ferland Mendy, do të jetë jashtë fushës deri në fund të vitit për shkak të një dëmtimi, i cili do ta mbajë jashtë fushës për të paktën tre javë.
Mendy i bashkohet një liste të gjatë të lojtarëve të lënduar në Real Madrid, ku përfshihen Dani Carvajal, Eder Militao, David Alaba dhe Eduardo Camavinga.
Lajmi i mirë për Ancelottin është se Rodrygo dhe Vinicius janë përfshirë në grupin e Real Madridit për vizitën ndaj Atalantës në Bergamo në Champions League.
Alaba gjithashtu filloi stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit, por ende nuk është gati 100%./Njeshi/