20 C
Pec
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Loredana Zefi në listën e repereve më të shikuara në platformën YouTube

Ajo vazhdon të jetë njëra nga rap-artistet shqiptare që viteve të fundit ka bërë bujë të madhe edhe në tregun ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për këngëtaren Loredana Zefi, e cila jeton dhe vepron në Zvicër, ndonëse me prejardhje është nga Ferizaj.

Biondja pëlqehet në masë të madhe për stilin e veçantë të të kënduarit dhe me këtë ka arritur të fitojë edhe zemrat e publikut.

E njëjta së fundmi ka publikuar një listë në InstaStory, ku përfshihen reperet më të shikuara në platformën YouTube.

26-vjeçarja është renditur e shtata në listën me Nicki Minaj, Cardi B, Doja Cat, Iggy Azalea, Megan The Stallion etj.

Sipas këtij publikimi, krijuesa e hitit “Heart attack” numëron gjithsej rreth 88 bilionë shikime në këtë platformë.

Loredana krahas në gjuhën gjermane, vjen shpesh edhe me këngë në shqip./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...