17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

Loredana Zefi publikon këngën e re “Pinky Promises”

Rap-artistja shqiptare, Loredana Zefi, është kthyer me këngë të re pas një kohe të gjatë.

Ajo ka publikuar projektin e ri “Pinky promises”, të cilën e ka interpretuar në gjuhën gjermane dhe e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Miksimi i kësaj kënge u bë Hubertus Dahlem, kurse për masterizimin u kujdes Lex Barkey.

Protagoniste në klip mes tjerash është edhe vajza e saj, Hana, të cilën e ndan me reperin Mozzik.

Projektin e plotë tanimë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Lorit.

Biondja është kthyer me muzikë pas një pauze që bëri prej disa muajsh dhe reagimet e para të fansave kanë qenë tejet pozitive.

E njëjta, po vazhdon jetën së bashku me të bijën mes Zvicrës e Gjermanisë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...