31.3 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Lotina Haziri konfirmon lidhjen me reperin Mozzik?

Ka tash e sa ditë që në media përflitet për një lidhje të mundshme mes reperit Mozzik dhe vajzës së politikanit Lutfi Haziri, prezantueses Lotina Haziri. Gjithçka nisi nga fotografitë që dyshja publikuan në rrjetet sociale, ku shihej qartazi që ndodheshin në të njëjtin vend.

Më pas, burimet e emisionit “Prive” treguan se Mozzik dhe Lotina ka tash e sa kohë që janë në një lidhje. E duket se spekulimeve të tilla vendosi që t’iu përgjigjet Lotina, e cila përmes postimit të fundit në InstaStory, ka bërë fansat të mendojnë se ajo ka konfirmuar lidhjen e saj me reperin ferizajas.

Më saktësisht, vajza e ish-kryetarit të Gjilanit ka publikuar në InstaStory një video, ku shihet gjatë ngrënies së disa patatinave, të cilat kriposen nga duart e Mozzik.

Në bazë të tatuazheve karakteristike, vërehet qartë që personi në fjalë është reperi i njohur i estradës shqiptare.

Fakti që dyshja janë bashkë në një video, tregon se mes tyre ka afrimitetit, por që ende nuk është i konfirmuar si lidhje apo thjeshtë miqësi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...