26.4 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

LSDM: Dëshmojeni ose ndaloni me gënjeshtrat ndaj Filipçes

Nga LSDM reaguan në lidhje me akuzat e OBRM-PDULM-së ndaj kryetarit të sapo zgjedhur të kësaj partie, Venko Filipçe duke shtuar se këto akuza duhet t’i dëshmojnë.

“Ju jeni kopje e vjetër e OBRM-PDUKM-së së vjetër dhe në të njëjtën kohë prokurorë, gjykatës dhe politikanë. Dëshmoni akuzat që i përsëritni. Duhet të ndaloni të luani rolin e opozitën në kohën kur keni pushtetin”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se Qeveria është e mbushur me kuadro të inkriminuara si Igor Janushev dhe Koce Trajanovski. “Ju nuk keni legjitimitet të flisni për krim dhe korrupsion kur gjysma e kryesisë kanë rezume të thella kriminale deri në dhunues dhe kriminelë të organizuar”, shprehen nga LSDM./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...