Luana Vjollca është ndër këngëtaret dhe prezantueset, më të komentuara në rrjet.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke ndarë informacione të shumta nga jeta dhe karriera profesionale

Në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja bionde ka bërë të ditur se ka lansuar këngën e shumëpritur.

 

“Një mijë vjet” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Rzon dhe PLLIMB.

Melodia dhe teksti kësaj radhe i është besuar Yll Limanit, kurse për klip ka punuar Imagine Films.

 

Vlen të përmendet se Vjollca ka bërë të ditur se është bërë pjesë e ‘Sony Music’, duke konsideruar si realizim të ëndrrës së saj. /Njeshi/