Një kapitull i ri në dramën midis Kayne West dhe Kim Kardashian i ka bërë të gjithë të flasin.
Reperi mezi pret të arrijë një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve të tij, veçanërisht duke pasur parasysh situatën e tij aktuale financiare.
Për këtë arsye, këngëtari 48-vjeçar është përpjekur të ndreqë dëmin e shkaktuar nga sjellja e tij kontraverse.
Pasi e shpalli veten nazist dhe vazhdimisht ofendoi e sulmoi popullin hebre, ai ka bërë që disa nga sponsorët e tij, siç është Adidas, t’i kthejnë shpinën, duke e bërë atë person non grata.
Kjo situatë jo vetëm që ka ndikuar në imazhin e tij, por i ka dhënë edhe një goditje të rëndë xhepit të tij. Pas një rënieje prej 1.5 miliardë dollarësh , pasuria e tij neto tani është 400 milionë dollarë.
Dhe kjo shumë mund të ulet edhe më tej për shkak të padive të ndryshme kundër tij, sjelljes së tij kontraverse dhe mosmarrëveshjes së tij ligjore me Kardashian mbi kujdestarinë e katër fëmijëve të tyre: North, Saint, Chicago dhe Psalm, përkatësisht 11, 9, 7 dhe 6 vjeç./Njeshi/