8.1 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

Luiz Ejlli publikon këngën e re “Dedikim”, protagoniste në videoklip Kiara Tito

Artisti nga Shkodra dhe fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli po vazhdon të jetë aktiv me projekte të ndryshme.

Ndonëse i angazhuar në xhirimet e filmit të ri “Në kuadër të dashurisë” dhe koncerte të shumta, këngëtari tashmë ka lansuar një tjetër këngë.

Projekti i ri mban titullin “Dedikim” që është një tjetër dedikimi për partneren e tij, Kiara Tito, e cila është gjithashtu protagoniste në videoklip.

Teksti dhe muzika e këngës janë realizuar nga Petro Xhori, me miksim dhe master nga Xhumill, që ka bërë edhe aranzhmanin.

Ndërkohë, videoklipi u finalizua nga SynopsisAds, me regji të Xhulian Shabani.

Kënga tashmë gjendet e lansuar në kanalin zyrtar të artistit në YouTube, dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e tij të shumtë.

Ndryshe, kujtojmë që Luizi kishte realizuar një tjetër këngë “Me ty”, dedikuar Kiarës gjatë kohës sa çifti ishin pjesë e shtëpisë së famshme./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...