19.9 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

Luiz Ejlli shpallet “Influencer i Vitit 2023”

Këngëtari i dashur nga Shkodra, Luiz Ejlli, ka marrë një mirënjohje të rëndësishme sot – atë të “Influencer i Vitit 2023”.

Ai e ka ndarë këtë lajm të gëzueshëm me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, nëpërmjet një postimi në InstaStory.

Luizi, i cili mbante në dorë certifikatën e çmimit dhe duke buzëqeshur, ka shprehur njëfarë ironie lidhur me këtë.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

“Shumë faleminderit për këtë qertifikatën, për këtë influencer. Unë e di që jepen pas vdekjes por qenka shumë e bukur. Shumë faleminderit, por keni harruar të fusni atë dekoratën. Influencer i vitit, apapapap” – tha Ejlli në postimin e tij.

Luiz Ejlli u bë figura kryesore e vëmendjes së publikut nga pjesëmarrja e tij në sezonin e dytë të “Big Brother Vip Albania”, ku me karakterin dhe humorin i tij të veçantë mori zemrat e shikuesve.
Jo vetëm që fitoi zemrat e publikut, por këngëtari arriti të fitojë dhe çmimin e madh në spektakël, një shpërblim prej 100 mijë eurosh.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Por marrja e çmimit financiar nuk ishte e vetmja fitore e Ejllit gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”. Ai gjithashtu gjeti dashurinë e jetës së tij aty – njohu dhe u fejua me Kiara Titon, me të cilën u kurorëzua në mbrëmjen finale të spektaklit.
Tani, çifti janë në pritje të ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të parë, një vajzë, duke hapur kështu një kapitull të ri dhe i gëzueshëm në jetën e tyre./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...