Fituesi i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka publikuar një fotografi në profilin e tij në “Instagram” ku duket që ka ironizuar në skajshmëri me ish-banorin e Big Brother, Meridian Ramcaj, pasi ky i fundit gjatë kohës sa Ejlli ishte brenda shtëpisë së Big Brother kishte pretenduar se e njihte moti dhe se e kishte shumë shok.
Ejlli e ka thumbuar Ramcajn edhe me fotofgrafinë që ka publikuar sot, duke thënë se “Karrigia me tha qe njihemi prej kohesh, sepse kemi dhe foto bashke”./Njeshi/