2.7 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Lulzim Kryeziu, pronari i ‘Shell Kosova’, dyshohet se është vetëvrarë

Lulzim Kryeziu, i cili njihet si pronari i ‘Shell Kosova’ dyshohet se është vetëvrarë në rezidencën e tij në Mlequan në Malishevë.

Kryeziu, pronar i pompave të derivateve ‘Shell Kosova’, dyshohet se vetëvrasjen e ka kryer në një objekt biznesi familjar.

Policia e Kosovës tha se një person i moshës madhore është gjetur i varur rreth orës 15:20 të enjten.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë.

Zëdhënësi policor tha se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia tha se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...