Poeti kosovar Lulzim Tafa u nderua me titullin më të lartë “Doctor of Literature”, në Kongresin Botëror të Poetëve, në mesin e 8 laureatëve.
“Në mesin e qindra poetëve nga e mbarë bota, isha njëri prej 8 poetëve që Kongresi i Nderoi me titullin më të lartë “Doctor of Literature”, ka shkruar Tafa në rrjete sociale.
Ndryshe, Kongresi Botëror i Poeteve, i 42-ti me radhë, sivjet për herë të parë mbahet në një anije gjigante me pjesëmarrës poetë nga mbarë bota.
Kongresi ka nisur më 22 shtator në Romë-Itali dhe do ka lëvizur nëpër ujërat e Mesdheut, në Maltë, në Greqi për t’u kthyer përsëri në Itali. /Njeshi/