13.4 C
Pec
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Lumir Abdixhiku i del në mbrojtje Edon Zhegrovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i ka dalur në mbrojtje Edon Zhegrovës pasi ky i fundit u përjashtua nga kombëtarja e Kosovës.

Zhegrova së bashku me Florent Muslijën dhe Arijanet Muric u përjashtuan sot (e diel) nga grumbullimi i Kosovës, ndërsa sipas raportimeve të fundit arsye për këtë dyshohet të jetë frekuentimi i një klubi nate.

Abdixhiku i doli në mbrojtje Edonit duke e cilësuar atë si një djalë të jashtëzakonshëm, të edukuar dhe të përkushtuar në atë që bën.

Tutje, kryetari i LDK-së tha se Zhegrova është një aset kombëtar dhe se këtë e ka dëshmuar me paraqitjet e tij me Lille në Ligën e Kampionëve.

“Edoni është një djalë i jashtëzakonshëm! Është i sjellshëm, është i edukuar dhe mbi të gjitha është i përkushtuar në atë që bën. Fitoren dhe suksesin e manifeston – siç edhe e thotë ai vet”.

“E kam parë nga afër përkushtimin e tij. Ai edhe në qëndrimet e shkurta në Kosovë tregon disiplinë. Në çdo drekë e darkë që kemi pasur bashkë, ai kujdesej për secilin ushqim. Në Francë madje edhe e raportonte menynë”.

“ Pas çdo takimi përfundonte në palestër. Mbi të gjitha ai është i sjellshëm. Asnjëherë arrogant. Intelegjent në diskutime ani pse është veç në të 20-tat. Të kesh kaq shumë jetë strikte në këtë moshë të re shpesh them se është dënim. Por, ja që vetëm një i përkushtuar – një profesionist – bën kaq disiplinë!”.

“Përtej gjithë këtyre, e pavarësisht gjithë këtyre, Edon Zhegrova është yll evropian”.

“Ai vjet ishte zgjedhur ndër tre futbollistët më të mirë në Francë. Mbappe ishte i pari. Këtë vit, veç vet kualifikoj Lillen në Ligën e Kampionëve. Në çdo paraqitje të tij ai lartnon Kosovën, e manifeston tregimin e bukur të Kosovës!”, thuhej mes të tjerash në postimin e Abdixhikut.

Kujtojmë se Zhegrova kishte qenë njëri ndër mysafirët e parë të Abdixhikut në podcastet e tij të përjavshme.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...