Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kujtuar një nga premtimet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i kishte bërë për sportin, e që sipas tij nuk i ka realizuar.
Abdixhiku ka publikuar një video ku Kurti premtonte se afër Prishtinës do ta ndërtonte qendrën më të madhe multifunksionale, pse e së cilës do të ishte edhe stadiumi nacional, si dhe një program intensiv për të mbështetur financiarisht, shkollat e sportit, me theks, edukimin sportiv të moshave të hershme.
“Në këtë të diel sportive, le të kujtojmë çfarë u tha e çfarë s’u bë në sport! Ndryshimi, i domosdoshëm, po vjen!”, ka shkruar Abdixhiku./Njeshi/