Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dalë në konferencë për media.
Ai tha se, ndonëse rezultati nuk është edhe aq i kënaqshëm, prapë se prapë janë të lumtur që LDK-ja ka pësuar rritje në këto zgjedhje.
“Rritja e LDK-së është një sinjal i mirë, marrë parasysh që kemi pasur rënie… Unë marr përgjegjësinë e plotë për këtë rezultat dhe i përgjigjem strukturave të partisë për këtë rezultat. Jam i lumtur të jem pjesë e opozitës së ardhshme”, u shpreh ai.
Ai tha se ndjen keqardhje që KQZ-ja pati kohë katër vite të përgatitej për këtë proces të rëndësishëm, por që çaloi në dhënien e rezultateve në kohë reale.
Ai ka thënë se meqë KQZ s’po e bën atë që duhej ta bënte, dua t’i shpall rezultatet preliminare që janë marrë nga komisionerët. Janë rezultat preliminare pa mërgatën dhe pa votat me kusht. Kërkoj mirëkuptim edhe nga partitë. LDK- 18.14 % 158 mijë e 54 vota, VV- 39.88 % , PDK 21.84 % AAK- 7.62 %. Lista Familja 1.5 %”, ka deklaruar Abdixhiku.
Abdixhiku shprehu mirënjohje ndaj të gjithë atyre që i dhuruan përkrahje të pakusht LDK-së në këto zgjedhje.
“Sipas të gjitha gjasave, duhet të presim deri në përfundim të numërimit të të gjitha votave. Siç e thash edhe më herët, janë 75 mijë vota të mërgatës, që luajnë rol të madh në këtë proces” u shpreh Abdixhiku./Njeshi/