22 C
Pec
E premte, 14 Qershor, 2024

Lumir Abdixhiku nënshkruan koalicionin e parë parazgjedhor, kjo parti iu bashkua LDK-së

Kryetari i Lidhje Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit parazgjedhor me PSHDK-në.

Sipas Abdixhikut, frytet e një bashkëpunimi të tillë lidhen me gjitha arritjet historike të popullit të Kosovës për këto tre dekada e gjysmë.

“Sot së bashku me bashkëpunëtorët e LDK-së e nënshkruam marrëveshjen e garimit të përbashkët mes LDK-së dhe PSHDK-së në garën e ardhshme për zgjedhje parlamentare në Republikën e Kosovës. Ndjehemi të gjithë mirë, sepse është një ditë e veçantë për LDK-në, por edhe për bashkimin e madh të spektrit të djathtë brenda listes zgjedhore së LDK-së. Për bashkim është natyror, është autokton, origjinal i LDK-së, është një bashkëpunim i zgjatur për 34 vitet e kaluara dhe frytet e një bashkëpunim të tillë lidhen me gjitha arritjet historike të popullit të Kosovës për këto tre dekada e gjysmë”, tha Abdixhiku. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...