Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku sot, sërish i kthehet Pejës.
Në ora 16:00, në objektin e Shkollës së Mesme të lartë ‘Rifat Gjota’, ai do të shpalosë para punonjësve shëndetësorë Programin qeverisës të LDK-së për zgjedhjet qendrore 2025.
Lajmin e konfirmon Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Pejës, Petrit Loci, i cili edhe do të jet’ nikoqir në cilësinë e organizatorit.
‘Më 20 Nëntor ora 16:00 në ambientet e Shkollës Mesme rë Lart “Rifat Gjota” afër stacionit të trenit mbahet takimi Kryetarit të LDK Lumir Abdixhiku me mjekët për të shpalosur programin e shëndetësisë.”-shkruan Loci./Njeshi/