18.2 C
Pec
E shtunë, 19 Prill, 2025

Lushaku: Nuk kemi ndryshuar qëndrime ndaj partive politike

Lidhja Demokratike e Kosovës për pak pritet të dalë me një përgjigje zyrtare ndaj ftesës së liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti.

Deputetja Jehona Lushaku tha para mediave se nuk kanë ndryshuar qëndrim ndaj kësaj partie

“Për pak dalim me një përgjigje zyrtare, kështu që…

Juve ju kujtohet edhe gjatë fushatës, edhe para, gjithë atë kritikë e kemi ndertu me argumente, edhe kemi totalisht konsistencë.

Kështu që mos mendoni që kemi ndryshu diçka radikalisht, jemi konsistent në qëndrimet tona edhe ndaj të gjitha partive politike, posacërisht ndaj VV-së, meqenëse kemi qenë kritikë për gjuhën e përdorur…” – ka thënë ajo.

Ndërkohë, pyetur në lidhje me deklaratat e kryeparlamentarit Glauk Konjufca se “LDK është privilegjuar” duke u ftuar e para, Lushaku u përgjigj:“Qëndrimi i tij”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...